Reperi i njohur kohët e fundit është bërë pjesë e lajmeve pas problemeve që ai dhe vëllai i tij patën me ‘OnRecords’. Dy vëllezërit u shkëputën nga shtëpia diskografike me të cilën bashkëpunonin dhe ndarja e tyre le të themi që nuk ishte aspak paqësore. E pasuar me lloj lloj akuzash dhe deklaratash, nga të dyja palët.
Por, tashmë Mozzik ka një lajm më të mirë për të ndarë. Nëpërmjet një Insta Story, ai ka treguar se është pajisur me pashaportën amerikane. Pra, reperi tashmë ka nënshtetësinë amerikane. Të njejtën foto e ka postuar dhe e dashura e tij, Loredana Zefi, e cila ka uruar partnerin për nënshtetësinë.