Bella Hadid është kthyer tashmë në një nga emrat më të rëndësishëm të modës. Duke qenë se puna e saj aktualisht qëndron tek të ecurit përpara qindra njerëzve për të shfaqur koleksionet e ndryshme, është pak e çuditshme kur zbulon frikën e saj më të madhe.
Modelja ka deklaruar se praktikisht kalon në gjëndje ankthi kur parakalon në një tapet të kuq. 21 vjeçarja ka thënë se shpesh herë ka filluar të qajë apo të ketë marrje mendsh përpara se të bënte parakalimin e saj.
“Kam qenë gjithmonë një njeri i rezervuar. Dukem shumë moskokçarëse, por nuk është e vërtetë. Ka patur raste kur filloja të qaja dhe të dridhesha e tëra përpara se të dilja në publik. Është diçka shumë shkatërruese për nervat e mia dhe në të njejtën kohë e konsideroj si frikën time më të madhe,” ka thënë ajo.