Filmi që i mblodhi të gjithë pas ekranit, fëmijë e të rritur, ka mbetur një prej sukseseve të pazëvendësueshme të kinemasë turke që, për vite me radhë, ka spikatur me personazhe që u rezistojë të gjitha kohëve. Por ku është sot Borëbardha e famshme?Zeynep Degirmencioglu e lindur me 12 shtator 1954 në Stamboll. Ishte vetëm një vjeҫ kur doli për herë të parë në ekran, një fëmijë mjaft tërheqës për sytë e publikut.
Filmi i saj i parë, “Papatya” e vendosi aktoren si një aktore filmi për fëmijë e mrekullueshme. Më vonë spikati edhe me rolet e “tjera në filmat Duvaklı Göl” dhe “Fırtına”. Në vitin 1960 ajo luajti në filmin “Ayşecik”. Personazhi i Ayşecik, e ëmbël, vajze naive u bë shumë e famshme me këtë rol. Më vonë, ajo mori pjesë edhe në filma kur ishte e rritur, derisa luajti dy rolet që njihen edhe nga publiku shqiptar – “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” dhe “Hirushja”.Ishte vetëm 20 vjeç kur Zeynep u tërhoq nga aktrimi dhe hyri në një fushë tjetër, biznes. Sot, në moshën 63-vjeҫare vijon të jetë një zonjë e pashme dhe e suksesshme në biznes. Ka dy vajza dhe është grua e ve.