Kim Kardashian është motra më e famshme e familjes Kardashian-Jenner. Faktikisht, mund të themi se gjithë kjo bujë që ka bërë familja e saj, ka ardhur pikërisht si pasojë e veprimeve të Kim. Nëse Kim nuk do të pushtonte rrjetet fillimisht më skandalet e saj asokohe, tani reality show i familjes me siguri do të kishte përfunduar.
Por, personi që paska dale akoma më e zgjuar dhe e pasur se Kim, është pikërisht motra e saj e vogël Kylie. Kylie është më e vogla dhe shpesh herë është konsideruar si “e parëndësishme”. Ndërkohë që kompania e saj, ka kapur një fitim prej 386 milion dollarësh në vit dhe madje mendohet se do të kapë 1 bilion dollarë brenda vitit 2020. Pra, tashmë pasuria e të voglës së familjes ka tejkaluar edhe pasurinë e Kim.
Me ndodhitë e fundit si shtatzania apo lindja e vajzës së Kyliet, rrjeti mendon se edhe pak kohë dhe Kylie do jetë epiqëndra mediatike e familjes e jo më Kim.