Nuk do divorcohen më: Ozcan dhe Feyza rigjejnë gjuhën e përbashkët!

Showbiz

Aktori i serialit “Nusja nga Stambolli”, Ozcan Deniz dhe bashkëshortja e tij Feyza kanë kaluar një periudhë jo fort të mirë në martesën e tyre. Çifti, të cilët janë edhe prindër të një djali, përfliteshin se ishin në prag të divorcit. Këto aludime u bënë edhe më bindëse pas shtimit të problemeve në familjen e tyre, të shkaktuara kryesisht nga shpenzimet e pakontrolluara të Feyza.

Megjithatë, duket se Ozcan e paska gjetur mënyrën për ta mbajtur “nën kontroll” ekonominë familjare. Së fundmi çifti janë paraqitur së bashku në një event, ku dukeshin majft të qetë edhe të lumtur. Të pyetur nga gazetarët, Ozcan dhe Feyza kanë treguar se gjërat mes tyre po shkojnë më mirë dhe se çifti do të vazhdojë të luftojë për dashurinë e tyre.