Po të mos ishte për partnerin e saj, Eva Mendes ndoshta nuk do të ishte kurrë bërë nënë.Por, aktorja e famshme, e cila ka qenë e fokusuar gjithmonë te puna dhe karriera, ndryshoi mendim kur njohu bashkëshortin e saj, aktorin e njohur Ryan Gosling.Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Women’s Health”, Mendes tregoi se çfarë e shtyu të ndryshonte mendimi dhe të bëhej nënë.
“Ryan Gosling. Domethënë të bija në dashuri me të. Më pas kishte kuptim për mua që të kisha, jo fëmijë, por fëmijët e tij. Ishte shumë specifike për të”.-është shprehur ajo.Aktorja e njohur tregoi gjithashtu se ka arritur t’a kalojë edhe më lehtë pjesën e kujdesit dhe rritjen e vajzave të saj me ndihmën e njerëzve të afërt.“Ne kemi një grup që na mbështet: nënën e Rayn dhe nënën time, motrën e tij dhe timen. Është një fshat që na ndihmon”- tregoi Eva.Kujtojmë që çifti i njohur i aktorëve u njohën gjatë xhirimeve të një filmi ku ishin protagonistë, dhe tashmë janë prindër të dy vajzave, Esmeralda dhe Amanda.