“Nuk bëhesh rastësisht e fortë”; Pas këngës së Aurela Gaçes “Veten dua gjallë”, fshihet një histori familjare

Showbiz

Kënga e fundit e Aurela Gaçes “Veten dua gjallë” është shumë prekëse dhe emocionuese. Por me sa duket të gjitha fjalët e kësaj këngë janë frymëzuar nga një histori familjare shumë pranë këngëtares.

Në një emisionin ajo ka treguar rreth historisë së këngës dhe pse është e lidhur shpirtërisht me të.

“Mund të them që kam në familjen time një fatkeqësi të tillë. Kushërira ime, mund të them se i kushtohet asaj, sepse mbas një martese të gjatë me dy fëmijë, mbas një dhune të vazhdueshme ajo nuk arriti dot të thoshte ‘unë dua veten time gjallë’. Nuk ja arriti dot atë gjë me veten e saj, me gjithë ndihmën që i dha familja dhe ajo është një nga ato gra që humbi jetën. Mos mendojnë njerëzit se unë jam këtu sot sepse unë jam thjesht vajzë e fortë. Jo, i kam kaluar të gjitha fazat derisa kam thënë jo, jo, unë vlej. Nuk bëhesh rastësisht e fortë”, rrëfen këngëtarja. Gjithashtu Aurela ka zbuluar se kjo këngë është pjesë e albumit të saj të ri, për të cilin po punon prej kohësh.

Mesazhi i “Veten dua gjallë” është shumë i fortë dhe prek sidomos gratë të cilat kanë kaluar episode dhune dhe kanë gjetur forcën që të përballojnë çdo vështirësi në jetë.