Siç të gjithë e dini, aktorja Nurgul Yeslicay është prej kohësh duke shijuar lidhjen e saj të re. Nurgul madje ka marrë edhe “aprovimin” e djalit të saj, për partnerin e saj të ri. Shpesh herë i kemi parë të tre të udhëtojnë si familje e të kalojnë momente të bukura së bashku. Kështu që, çfarë po presin më ky çift? A nuk ka ardhur momenti për të kurorëzuar dashurinë e tyre? Këto janë pyetjet që fansat ia bëjnë thuajse çdo ditë aktores dhe partnerit të saj. Së fundmi, teksa darkonin në një restorant, Nurgul është fotografuar dhe pyetur nga paparacët rreth martesës së tyre.
Edhe pse nuk u përgjigj konkretisht, aktorja na la të kuptojmë se dasmë qenka shumë afër. “Jemi dy njerëz që punojmë, jemi shumë të zënë dhe çdo gjë duhet të koordinohet me projektet tona. Nuk dua të flas për martesën, por axhenda jonë ka çdo gjë që duam të përcaktuar,” ka thënë aktorja. Pra, fansa të dashur, duket se qenka gjetur momenti i përshtatshëm në axhendën e çiftit për të zhvilluar ceremoninë e shumëpritur.