Nora Istrefi u jep përgjigje të gjitha aludimeve për një ndarje të mundshme me Robert Berishën. Këngëtarja ka treguar se si qëndrojnë marrëdhëniet mes tyre, pas deklaratës së dyshimtë që ngjalli spekulime se çifti janë ndarë pas 14 vitesh bashkë.
“Njeriu ndonjëherë mundohet t’i shpjegojë me detaje, dhe shpeshherë mund të keqkuptohet. Ne vazhdojmë të jemi të dashuruar. Vazhdojmë të jemi prindër, vazhdojmë të jemi bashkë të lumtur. Gjithçka është në rregull”, – ka treguar Nora.