Nora Istrefi na ka folur për ndarjen shumë kohë përpara Robertit dhe ne të gjithëve na ka shpëtuar ky detaj…

Showbiz

Lajmi më i bujshëm i ditëve të fundit është ai i ndarjes së Nora Istrefit me Robert Berishën. Kjo gjë i ka bërë të gjithë portalet dhe mediat të flasin pafund. Por, ajo që na e ka dhënë lajmin e para paska qenë Nora dhe jo Roberti si menduam të gjithë.
Kishte kohë që përflitet për një ndarje mes të dyve, por ata e mohuan kategorikisht një lajm të tillë. Mirëpo pas këtyre lajmeve nëse i kushtojmë pak vëmendje këngëve të Norës, teksti i tyre tregon shumë.
Kënga e parë ishte “Sa t’kom dasht” dhe është bërë 3 vite më parë kur filluan edhe krizat në marrëdhënien e tyre. Më pas erdhi bashkëpunimi me Skerdin “M’ke mungu”, teksti i të cilit tregon edhe më qartë se bëhet fjalë për një situatë ndarjeje. Pas kësaj një tjetër bashkëpunim me motrën e saj Era Istrefin me këngën “Nuk e di” ku vetë teksti thotë se ajo nuk e di përse ai nuk është me të kur ajo e do aq shumë! Së fundmi Nora e ka vulosur ndarjen me këngën “Jena nda” ku shpjegon se e gjithë ndarja është një rrjedhim i tradhtisë së pafalshme.
Të gjithë kemi menduar se janë thjesht këngë, sepse i tillë është arti, por Nora në këngët e fundit nuk ka pasqyruar gjë tjetër veçse ndjesitë e saj…