Nora Istrefi ka publikuar bashkëpunimin e saj me Mixey, “As ni gotë”. Përgatitjet për këtë projekt kishin kohë që kishin nisur dhe pritej që Nora të sillte një këngë verore.
Si gjithmonë askush nuk e vinte në diskutim që Nora do të dukej ajo vajza seksi e simpatike që brenda 3 minutave e gjysmë është në qendër të vëmendjes ama këtë herë ja që nuk ndodhi kështu. Nora në “as Ni gotë” ka bërë më shumë se në të gjitha herët e tjera, këtë herë ka bërë pjesë të klipit një kërcim tejet seksi i cili i performuar nga Nora bëhet akoma edhe më shumë tërheqës.
E veshur me një body të zezë dhe me një palë sandale kërcimi, me flokët kaçurrelë dhe grim aspak të lënduar, Nora Istrefi ka performuar një kërcim të bërë enkas për këtë këngë i cili besojmë se do të jetë një nga arsyet kryersore që kënga do të marrë shumë shikime në Youtube. Për këtë kërcim Nora u ushtrua disa ditë me balerinën Klaudia Pepa e duket se ia arriti të sillte diçka ndryshe në klipin e saj. Gjatë klipit Nora bën lëvizje tejet seksi dhe provokuese e padiskutim që me format e saj trupore gjithçka duket në perfeksion.