Ndarja e bujshme e çiftit Nora-Robert, ka qenë padyshim kryefjala e kësaj vere që lamë pas. Pas 13 vitesh ata i dhanë fund martesës së tyre dhe e vetmja gjë që i lidh tashmë është Renne.
Roberti e lajmëroi ndarjen përmes një postimi në Instagram (të cilin e fshiu vetëm pak orë më vonë), ndërsa Nora qëndroi në heshtje deri dje…
Mbrëmjen e djeshme, vajza e Albëries, Anxhelina, hodhi një video ku Nora shfaqet krah stilistit Valdrin Sahiti dhe sëbashku këndojnë tekstin e këngës së Norës “Sa t’kom dasht”.
Video e tregon fare qartë se Nora do që Roberti t’i qëndrojë sa më larg…