Nora Istrefi i jep fund heshtjes! Reagon duke paditur në gjykatë Robertin për…

Showbiz

Ndarja e çiftit të njohur Nora Istrefi dhe Robert Berisha ka qenë së fundmi sensacioni i çdo portali dhe televizioni që Shqipëri. Teksa qarkullojnë aludime dhe skenare nga më të ndryshmet për ndarjen e tyre, një burim thotë se Nora Istrefi ka dorëzuar kërkesën për divorc dhe po ashtu ka ngritur padi për Robertin.
Sipas mediave, këngëtarja ka dorëzuar një padi në gjykatë për Robert Berishën, duke e cilësuar si abuzues dhe me lidhje jashtëmartesore.
Burimi ka zbuluar se padia është bërë dy javë më parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Disa ditë pas dorëzimit të padisë, Robert Berisha, ka njoftuar se është ndarë me Nora Istrefin.
“Padia është dorëzuar dy javë më parë në Gjykatë. Arsyeja e kësaj është se Robert Berisha, është abuzues dhe është në lidhje jashtëmartesore me një modele nga Prishtina”.
I njëjti burim ka thënë se çifti i famshëm i showbizit ka më shumë se një vit që nuk kanë bashkë.