Ndarja e çiftit Nora-Robert ka qenë padyshim kryefjala e javëve të fundit. Falë reagimit publik të Robertit, gjithçka u be virale dhe të gjithë kanë qenë në pritje për reagimin e Norës.
Deri tani ajo ka qëndruar në heshtje, pa dhënë asnjë deklaratë publike duke e trajtuar të gjithën si një çështje tepër private. Megjithatë në rrjet kanë filluar të qarkullojnë foto të Norës ulur në tavolinë me Tunën dhe Valdrin Sahitin.
Burimi thotë se iniciatore e këtij takimi ka qenë vetë Nora dhe mendohet që do të vijnë së shpejti me një bashkëpunim muzikor. A është kjo një shenjë hakmarrjeje që ka zgjedhur Nora për të habitur Robertin, i cili u bë edhe shkak i prishjes së marrëdhënieve midis këngëtareve?