Nora bën publikisht deklaratën romantike për Robertin!

Showbiz

nora reene
Norën dhe Robertin mund ti klasifikojmë në grupin e çifteve më jetëgjatë të ekranit. Dashuria e tyre ka nisur shumë vite më parë dhe në vitin 2014 ata celebruan marrëdhënien me martesë. Ceremonia ishte mjaft madhështore dhe dyshja u shfaqën mjaft romantikë duke bërë dedikime emocionuese në mes të të ftuarve.

nora story

Një vit më vonë erdhi në jetë dhe fruti i dashurisë së tyre, Renee, e cila sapo ka mbushur 3 vjeç. Edhe pas kaq shumë vitesh, Nora dhe Roberti shfaqen të dashuruar si ditën e parë. Ajo ka publikuar një video të Robertit i cili shfaqet mjaft elegant dhe e shoqëron me mbishkrimin: “Goxha burrë pata”.