Noizy zbulon pasurinë e tij, por pendohet menjëherë!

Showbiz

noizy
“Toto” nga Noizy është padyshim një nga këngët më të dëgjuara të verës dhe kjo tregohet edhe për faktin që deri më tani kënga numëron më shumë se 18 milion klikime. Vazhdimisht Noizy poston foto të klikimeve që arrin kënga duke motivuar edhe më shumë ndjekësit e tij për të vazhduar së dëgjuari këngën.

A post shared by NOIZY (@noizy) on

Por ditën e sotme që kënga ka kaluar milionin e 18-të, Noizy e ka publikuar postimin me një diçiturë të veçantë: “Kjo shifër duket se të ardhurat e mia neto” – ka përfunduar ai duke treguar me pak fjalë se pasuria që ka shkon deri në 18 milion euro.Por duket se më vonë Noizy nuk e ka menduar të përshtatshme këtë deklaratë pasi e ka zëvëndësuar me një tjetër.