Mbrëmjen e sotme ka startuar sezoni i ri i emisionit “Zonë e Lirë” në TV Klan.
I ftuari i parë i mbrëmjes së sotme ishte reperi Noizy, i cili iu përgjigj disa pyetjeve dhe sqaroi shumë pikëpyetje që e kishin rrethuar këtë verë.
Fillimisht, ai tregoi se në dhjetor do të ringjitet në ring përballë Colin Wibly, në Zvicër, për të zhvilluar ndeshjen e tij të fundit në këtë lloj sporti. Sipas reperit, kjo do të jetë një ngjarje që do të transmetohet edhe në televizion.
Nxitur nga teksti i bashkëpunimit me Encën, “Bow Down”, ai është pyetur nga Çani se kush është “King” dhe “Queen”, që përmenden në këngë dhe përgjigjja ishte se “King” është vetë Noizy, “Queen” është mamaja e tij, ndërsa Enca është princeshë. Moderatori i ka treguar reperit edhe një foto të tijën me vajzën, Leandrën, dhe komenti i vetëm ishte: “E vetmja femër që i ulem në gjunjë”.
Në fund, Çani e ka ngacmuar Noizy-n lidhur me Ledrin dhe Dafina Zeqirin, duke i rikujtuar konfliktin që 29-vjeçari ka pasur me dy artistët kosovarë. Krijuesi i “Grande” është përgjigjur duke thënë që me Ledrin janë miq dhe çdo gjë ia kanë lënë të shkuarës, si dhe ka shtuar se Ledri ishte thjesht në grupin e gabuar.
Për sa i përket Dafinës, gjithçka është sqaruar si me këngëtaren, ashtu edhe me familjen e saj.