Noizy është një ndër reperët më të suksesshëm të momentit, i cili e ka ndarë me të gjithë historinë e veçantë të jetës së tij. Nga një djalë i thjeshtë i rritur në rrugët e Londrës, ai u kthye në Shqipëri me ambicien për t’u bërë dikush dhe ja doli më së miri. Tashmë, Noizy është një ndër emrat më të klikuar në Youtube dhe ndër më të kërkuarit nëpër koncerte.
Çdo këngë e tij është kthyer në hit dhe ai numëron rreth 1.4 milionë ndjekës në Instagram, aty ku shpesh herë pasqyron pjesë të përditshmërisë së tij.
Kur vjen puna tek jeta private, Noizy ka vendosur ta ruajë atë sa më hermetike megjithatë me postimin e fundit i ka bërë fanset e tij të dyshojnë se mund të jetë në një lidhje. Kur e dashura e Noizyt është e mërzitur ai i blen arush gjigand.
“Kur e dashura është mërzitur”, shkruan reperi krah fotos me arushin dhe me siguri e kishte si diçiturë për ta bërë më interesante foton.
View this post on Instagram