Noizy nuk del nga shtëpia pa 175 mijë euro në dorë!

Showbiz

noizy

Noizy është një prej emrave më të përfolur në mediat rozë. Përveç projekteve muzikore, vëmendje të madhe rrëmben edhe jeta e tij private. Viteve të fundit, përveç muzikës, ai ka zgjeruar aktivitetin e tij edhe në biznes. Të ardhurat e mira nga muzika por edhe biznesit, duket se i kanë mundësuar reperit që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze. Vetëm një orë dore që reperi bart me vete kap vlerën e 175 mijë eurove.

noizy ora

Faqja “What they wearin” ka publikuar së fundmi në Instagram një fotografi të orës luksoze “Richard Mille” që reperi mban në dorën e tij. Ai e ka treguar shpesh në paraqitjet e tij se bën kujdes maksimal në përzgjedhjen e veshjeve, ndërsa duket se harxhon shumë për këtë pjesë.