Noizy nënshkruan kontratën e radhës, me kompaninë ndërkombëtare!

Showbiz

noizy
Rreth një vit më parë, Noizy ishte i pari reper shqiptar që firmosi kontratën me kompaninë ndërkombëtare ‘Universal Music’. Por duket se reperi e ka prishur këtë kontratë dhe ka firmosur me një tjetër kompani shumë të njohur. Sipas ‘Prive’, tashmë shpërndarja e këngëve të reperit në Europë bëhet nga kompania ‘Warner Music’. Madje në faqen e kësaj kompanie në gjuhën gjermane ka dhe një përshkrim të shkurtër për jetën dhe karrierën e Noizyt.

noizy2

Aty thuhet se Noizy është nga Shqipëria dhe për një kohë të gjatë ka jetuar në Londër dhe ka qenë reper edhe në Gjermani. Gjithashtu këngën e tij më të re ‘Toto’, Noizy e ka realizuar në bashkëpunim me një nga reperët më të mirë në vendet gjermanisht folëse.