Pas koncerteve të shumta, klipeve dhe këngëve të reja, Noizy i ka rezervuar kohë edhe një tjetër misioni. Ai shpesh ka shfaqur anën e tij humane duke vizituar dhe ndihmuar fëmijët e jetimoreve, në Tiranë dhe Durrës. Dhe misioni vazhdon. Reperi ka vendosur të ndihmojë familjet në varfëri të skajshme duke nisur nga qyteti i tij, Durrësi.
Një mision ky, që me siguri do të lumturojë shumë familje, duke ua kthyer vuajtjen në shpresë. Kjo në foto është shtëpia e pare, të cilën Noizy ka marrë përsipër për ta rikonstruktuar dhe të tjera janë në listë, raporton in tv.