Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur me emrin Noizy, ka folur për herë të parë pasi performoi në afterparty-in e koncertit të Dua Lipas në Prishtinë. Pas koncertit të shumëpritur, mediat kosovare shkruanin se në çastin që Noizy performoi kishte shumë pak publik, çka mbetej e paqartë nëse kjo mungesë interesi lidhje me Noizyn apo Dua Lipën.
Noizy ka treguar se e gjitha kjo është gënjeshtër, pasi sipas tij kërkojnë t’i ulin imazhin. Reperi ka treguar se kudo që ai ka performuar gjatë kësaj vere si brenda dhe jashtë Shqipërisë, ka thyer rekorde. “Mendoj xhelozia i shtyn kundër meje, duke parë që jam më i kërkuari si reper, kudo që ka shqiptarë”, është shprehur ai për “Panorama”.
Ai ka vazhduar më tej duke thënë se ato që e sulmojnë kërkojnë të marrin famë dhe vëmendje prej tij në mënyrë që të fitojnë audiencë. Nuk dihet se kujt ia adreson këto deklarata Noizy, por sigurisht nuk mund të jenë pa baza. Brenda periudhës kohore prej 2 muajsh ai ka publikuar mbi 9 klipe dhe numëron mbi 45 koncerte.