Noizy, një prej të ftuarve të “Top Music Awards”, i cili ishte i pranishëm gjatë provave, vendosi të braktisë natën finale të këtij eventi. Ky vendim i tij është komentuar nga moderatori Ledion Liço, i cili e ironizoi reperin shqiptar: “Noizy do të duhej të ishte këtu. Po ai erdhi në prova me makinën e tij “Ferrari”. Kështu është kur shet mend me “Ferrarin” e shokut”, – është shprehur Ledion Liço.
Nuk ka vonuar reagimi i Noizy-t, i cili i është përgjigjur përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.
“Mbreti Xhunglës ecën vetë. Fuck your Awards Ledion Liço! Shko bjeri bythës por bjeri Haptas mos mbaj Të dashur Sa për mos me të dal nami. Kollovar jeto me lekët e të dashurës bitch boy & Ty s’ta bleu mami as Babi, ta bleu e dashura”, – shkruan ai.
Ndërkaq, vetëm pak minuta më parë, Noizy u shpall kandidatura fituese e çmimit “Viewers Choice”. Menjëherë pasi shpalljes së fituesit, reperi ka falenderuar fansat në “Instagram”. “Kjo shkon për fansat më të egër në botë. Ju falenderoj të gjithëve që keni votuar për mua në Top Awards. Siç e dini luani ecën vetë”, – është shprehur ai ndër të tjera.