Protestat shqiptare bënë jehonë në mbarë Evropën, për numrin e madh të atyre që ishin prezent dhe për kërkesat mjaft të drejta të studentëve. Ishte më pas kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që pranoi të ulej dhe të bisedonte me studentët, por ishin këta të fundit ata që refuzuan një takim. Situata është pa zgjidhje aktualisht dhe reperi Noizy nuk mund të kuptojë një gjë të tillë, duke aluduar se një veprim i tillë mund të jetë politik.
Reperi ka ofruar përkrahjen e plotë të tij për studentët duke i kërkuar të dialogojnë dhe të zgjidhin çdo gjë që qëllimi i tyre të realizohet. Por, komentet e studentëve shprehnin mospëlqim për këtë veprim të Noizyt i cili sipas tyre nuk po mbështeste ata, por politikën. Duke qënë se reperi nuk kishte këtë qëllim dhe çdo gjë u keqinterpretua e fshiu shumë shpejt atë postim nga Instagrami duke u shkëputur nga kjo ngjarje.