Tashmë është bërë e ditur që Noizy po bëhet gati të publikojë këngën e tij të re, një këngë ndryshe nga ato që kemi dëgjuar këtë verë. Mesa dimë, projekti i ardhshëm do të jetë një baladë prekëse me nota romantike.
Në kuadër të kësaj, reperi ka shpërndarë mesnatën e kaluar një foto, ku shfaqet në errësirë dhe shkruan: “A të kujtohen ndopak momentet kur ishim bashkë?” Deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur…
Nën këtë foto, nuk ka munguar komenti i koleges dhe mikes së ngushtë të Noizy-t, Encës, e cila shkruan: “Pfff, ti e di që unë s’jam mirë me memorien…”.
Nëse nuk do të dinim që Enca dhe Noizy janë në procesin e krijimit të këngëve romantike, do të kishim dyshime mbi dy kolegët.