Fillimet e karrierës së tij në Shqipëri, Noizy i ka patur në vitin 2009, kur edhe publikoi albumin etij të parë. Menjëherë ai u kthye në një nga reperët më të dashur për publikun, jo vetëm për talentin e tij por edhe për faktin që asokohe sapo kishte filluar të hynte një frymë e re muzike në Shqipëri. Shumë shpejt Noizy arriti majat e suksesit dhe sot është ndër ata persona, të cilët frymëzojnë shumëkënd me historinë e tyre.
Reperi ka treguar se me punë, mund të arrini çdo ëndërr tuajën. Tashmë, ai është ndër këngëtarët më të paguar dhe shpesh herë tregon se bën një jetë mjaft luksoze. I rrethuar nga makina të mira, veshje apo ora të shtrenjta, si dhe tabaka të mbushura me para, Noizy ka vendosur të rikujtojë pikërisht fillimin, hapat e tij të parë. Reperi ka postuar disa foto të viteve më para, ku ka treguar me shaka sesi dukej “përpara kredisë”.