Noizy 2 në 1: Lançohen “Pa mu” dhe “Më shum se dollar” në të njëjtën ditë!

Showbiz

noizy11

Reperi Noizy ka qenë mjaft aktiv kohët e fundit me publikimin e këngëve të reja. Duket se fillimi i sezonit të verës ka qenë mjaft i mbarë për këngëtarin i cili ka arritur sukses jo vetëm me këngët e tij por edhe me bashkëpunimet. Një ndër to është bashkpunimi me Encën në këngën “Bow Down” që vetëm pak ditë nga publikimi ka arritur mjaft views (shikues) në Youtube dhe kënga pëlqehet edhe nëpër club-e.
Ndërkohë, duke qenë se bashkëpunimi i fundit ka qenë një ogur i mirë, Noizy ka sjellë para pak orësh jo një por dy bashkëpunime të reja. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me Çiljetën në këngën “Më shum se dollar” dhe një bashkëpunim me kompozitorin Elgit Doda me këngën “Pa mu”. Të dyja këto projekte janë realizuar nën tinguj që të bëjnë të kërcesh e janë të lehta në përmbajtje duke qenë se janë në përshtatje edhe me sezonin e verës.