Një nga aktoret që me siguri nuk e dinit se ka kryer këtë ndërhyrje është Beren Saat. Në një intervistë, aktori Murat Unalmis tha për të: “Në skenat e xhiruara me të nuk kam parë asgjë”. Ishte Müjde Ar, ajo që shtoi një koment qesharak duke thënë: “Sepse nuk kishte asgjë për të parë.” Kohë më vonë, ajo u akuzua për një ndërhyrje në gjoks. Fillimisht, Saat e mohoi por fotot e saj dëshmuan të kundërtën.