Ditën e premte në pallatin e Kongreseve në Tiranë u zhvillua konkursi i bukurisë Miss Universe Albania 2019 për të zgjedhur më të bukurën e Shqipërisë. Në konkurrim ishin 20 vajza deri sa në sfilatën e tyre të fundit ngelën vetëm 3 më të mirat. Por si në çdo konkurs fituese duhet të ishte vetëm njëra prej tyre, ajo që do të përfaqësojë Shqipërinë në Koren e Jugut ndërmjet vajzave të MISS UNIVERSE nga e gjithë bota.
Fituese u shpall Cindy Marina, Shqiptarja e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila është volejbolliste e suksesshme përtej oqeanit Atlantik, por që kurrë nuk i harroi rrënjët e familjes së saj. Nuk është hera e parë që Cindy bën këtë për Shqipërinë dhe pse jeton prej vitesh larg. Në vitin 2016 Cindy ka përfaqësuar denjësisht ngjyrat kuq e zi në Kampionatin Europian të Volejbollit, që u zhvillua në qytetin e Durrësit,në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”.Erdhi nga Amerika vetëm për të dhënë kontributin e saj për kombëtaren e femrave.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
20 vjeçarja ka tërhequr vëmëndjen e Revistës Living dhe të kryeredaktores së modës Santana Comora vite më parë për bukurinë dhe dashurinë e pamasë për Shqipërinë. Nën objektivin e aparatit të Endrit Mertirit erdhën fotot e saj të para. Në intervistën që ka dhënë për Living para 3 vitesh kuptohen dhe dy pasionet e saj më të mëdha: “Volejbolli është jeta ime, ndërsa moda është pasioni që duhet ushqyer çdo ditë.”