Njihuni me këngëtaren 73-vjeçare, e cila la pas emra si Beyonce, Taylor Swift Adele e Harry Styles në ‘Grammy Awards’.

Showbiz

Bonnie Raitt ishte ndoshta emri i këngëtares që më shumë se kushdo tjetër befasoi të pranshmit në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve me fitoren e saj në kategorinë “Kënga më e mirë e vitit”, duke mbizotëruar në një kategori ku të nominuar ishin një sërë yjesh të famshëm nga Taylor Swift, Lizzo, Harry Styles, Beyonce deri te Adele.

Kënga “Just Like That” e këngëtares 73-vjeçare më shumë se cilado këngë tjetër vendosi në vëmendje autorewn e saj dhe ktheu gjithë sytë e bashkë-konkurrentëve nga ajo.  Këngëtarja nga Kalifornia u mahnit aq shumë edhe vet kur dëgjoi emrin e saj të rrëmbente çmimin e madh në kategorinë e ‘Këngës më të mirë të vitit’ në mes të konkurentëve ndoshta më të fortë.

Ajo u ngjit në skenë për tërhequr trofeun e papritur dhe në një fjalim të shkurtër por të mbushur plot emocione u shpreh.”Jam shumë e habitur, nuk di çfarë të them. Unë nuk kompozoj shumë këngë, por jam shumë krenare që ju e vlerësoni këtë. Unë jam plotësisht e përulur”. Raitt e përshkroi fitoren e saj si një ‘moment joreal’ dhe tha se ishte frymëzuar kantautori i ndjerë Prine.

Ajo gjithashtu citoi kompozitorët në fjalimin e saj, duke i përshkruar ata si ‘njerëzit që gërmojnë shpirtin, punëtorët që i kanë vendosur artistikisht ndjesitë në muzikë’. Raitt e cila numëron mbi 30 nominime në karrierën e saj, iu dorëzua çmimi nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden.