Duckie Thot është modelja e cila është cilësuar si ‘black barbie’. Sot ajo numëron me mijëra ndjekës në ‘Instagram’ dhe një numër shumë të madh pëlqimesh. Të gjithë firmat më të famshme janë duket luftuar për ta bërë atë pjesë të kompanive të tyre, por historia e Duckie-t nuk ka qenë gjithmonë kaq e thjeshtë. Edhe pse është e vështirë të besohet, modelja ka kaluar një periudhe të vështirë përpara se të bëhej kaq e suksesshme. ‘Bright Side’ na tregon historinë e saj dhe mund ta lexoni këtu:
Duckie Thot ka lindur në Sudan dhe ka ëndërruar të jetë një modele që në moshë të vogël. Hapi i parë që e çoi atë drejt plotësimit të ëndrrës, ishte pjesëmarrja në ‘Australia’s Next Top Model’. Ajo ka qenë vetëm 17 vjeç kur u bë pjesë e televizionit, por ka qenë gjithmonë e kritikuar nga stilistë që nuk dinin si të kujdeseshin për flokët e saj. Edhe fansat gjithashtu, nuk e kanë pëlqyer në fillim, pasi askush nuk besonte se bukuria e saj ishte natyrale, pa fotoshop dhe pa operacione plastike. Kolegët e saj në botën e modelingut, nuk janë treguar shumë të mirë me të, pasi e kanë thërritur me pseudonime të shëmtuara. Në një intervistë për ‘Teen Vogue’, Duckie është shprehur se si një 17-vjeçare, ka kaluar shumë trauma dhe iu desh 2 vjet që të kthehej në botën e modelingut. Tashmë, ajo mbron të gjithë modelet e tjera me ngjyrë dhe ndihet shumë e sigurt në vetëvete. Sipas Duckie, bukuria mund të ketë shumë fytyra.