Së fundmi, Ozge Gurel ka dhënë një intervistë në media. Ylli i serialeve turke është shprehur se është shumë e lumtur në krahët e të dashurit të saj Serkan Cayoglu.
Ndërsa për bukurinë, Ozge e sheh si një koncept të perceptueshëm në mënyrë individuale. Sa i përket paraqitjes së saj, Ozge tha se herë e gjen veten të bukur e herë jo. “Gjithsesi nuk më intereson përshtypja e njerëzve në këtë aspekt” është shprehur Gurel. Veten Ozge Gurel e përshkruan me këto fjalë: entuziaste, e disiplinuar, merr vendime të menjehershme.