Vanessa Hudgens ishte në kopertinën e revistës ‘People’, si pjesë e listës së 100 personave më të bukur në botë. Ajo çfarë tërhoqi vëmendje ishte se aktorja e njohur dukej totalisht natyrale dhe ashtu siç e deklaroi dhe vetë, nuk kishte asnjë pikë ‘make up-i’ në fytyrë.
Vanessa ka zbuluar se ajo ka qenë në të njëjtën situatë dhe 10 vite më parë, në kopertinën e revistës ‘People’. “10 vite diferencë. Lista e njerëzve më të bukura nga ‘People’, pa asnjë pikë grimi në fytyrë. Shpresoj ta bëj sërish pas 10 vitesh”, ka shkruar ajo. Duke krahasuar të dyja fotot, mund të themi se Vanessa nuk ka ndryshuar aspak dhe vitet për të nuk e kanë bërë punën e tyre.