Pas publikimit të ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e ish Bllokut, komentet negative kanë vërshuar nga Elvana Gjatës. Këngëtarja është cilësuar si ‘mollë sherri’ edhe pse dy palët kishin patur konfikte të mëparshme. E thërritur për të dhënë dëshminë e saj në polici, këngtarja ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Edhe në instagramin e saj, komentet kanë qenë të shumta. Ndjekësit theksonin se karriera e saj nuk do të jetë më si më parë. Të tjerë arrinin deri aty sa ta quanin ‘vrasëse’. Elvana ka vendosur të bllokojë komentet në foton e saj të fundit në instagram, duke reaguar kështu ndaj kësaj çështje të rëndë.