“Njerëz të sëmurë, Zoti ua ktheftë” Jonida Maliqi flet për herë të parë rreth videos me Florin

Showbiz

Viti 2019 mund të quhet pa frikë viti i Jonida Maliqit. Artisja e njohur jo vetëm preku skenën e lakmuar të Eurovision-it me një performancë të shkëlqyer, për të cilën u fol gjatë, por ishte gjithmonë pranë publikut me projekte të ndryshme, mes të cilëve përmendim “Albanian Designers Competition”, formatin reality më të suksesshëm në ekranet shqiptare. Mirëpo, pak ditë para mbylljes së vitit në disa portale u publikua një video e saj ku shfaqet me kompozitorin Flor Mumajesin. Dukshëm, videoja është xhiruar kohë më parë, por kjo gjë nuk pengoi disa pseudo-medie elektronike të shkruanin tituj skandalozë dhe denigrues për një këngëtare që i ka dhënë aq shumë muzikës.

E ftuar në një emision, Jonida foli për herë të parë rreth kësaj gjëje duke sqaruar përfundimisht të gjithë. “Dua të jem e drejtpërdrejtë ashtu siç kam qenë gjithmonë. Çdo njeri ka njerëzit që e duan dhe ata që nuk e simpatizojnë, qoftë edhe nga ekrani kur nuk e njohin dikë. Mëgjithatë ajo që mua më vjen keq është që ne po kultivojmë gjëra aspak të moralshme e njerëzore, kalojmë edhe limitet e privatësisë dhe për këtë e ka fajin media. Duhet të dijnë të bëjnë një baraspeshë me individin, karrierën, personalen, atë që përfaqëson. Megjithatë, nuk do doja të zija asnjë emër, unë jam një femër beqare, kur dua dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë, jam një femër që kam moral.

Ndaj vendos shumë herë të iki nga ky vend, sepse këtu të mungon qetësia e privatësia, njerëzit xhirojnë me telefon e i dërgojnë nëpër redaksi. Nuk e kuptoj çfarë ka të jashtëzakonshme, por këta individë nuk marrin as para, thjesht mbushin shpirtin e tyre bosh. Ajo që më vret, janë njerëzit e sëmurë që arkivojnë gjëra dhe i përdorin në momentin më kulminant të karrierës sime. Zoti ua ktheftë, kaq”, është shprehur ajo.