Një vit pas ndarjes nga vajza e Jozefina Topallit, Luiz Ejlli vazhdon me deklaratat e tij!

Showbiz

luiz ejlli
Gati një vit më parë u bë publik lajmi se këngëtari Luis Ejlli dhe vajza e politikanes Jozefina Topalli, Megi, i kishin dhënë fund lidhjes së tyre shumë vjeçare. Dyshimet e para për përfundimin e marrëdhënies së tyre nisën pasi ata prej kohësh nuk ishin parë më bashkë dhe për më tepër i kishin fshirë të gjitha fotot e njëri-tjetrit nga rrjetet sociale.Mirëpo pasi qarkulluan thashethemet e ndarjes, Luisi, i cili mban një kontakt të vazhdueshëm me fansat e tij nëpërmjet rrjeteve sociale, konfirmoi publikisht lajmin e ndarjes.

luiz

Pavarësisht se të ndarë prej gati një viti jeta e tyre private tërheq vazhdimisht vëmendjen dhe çdo deklaratë e bëri nga secili prej tyre, fansat e lidhin drejtpërdrejt si një dedikim për njëri-tjetrin. Së fundmi ka qenë Luisi ai që ka bërë një status në profilin e tij në Facebook, i cili i ka habitur ndjekësit e tij.“Të gjesh një femër të sinqertë sot, është njëlloj sikur të gjesh ‘Wifi’ në Gjirokastër pa password”, shkruan Luisi në foton e publikuar në Facebook, por pa bërë të ditur se kujt i dedikohej ky status.