Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kaluan një sfidë 3 vjeçare të ndarë nga njeri tjetri. Nipi i ish diktatorit Enver Hoxha ka vetëm një vit që ka dalë nga qelia e burgut dhe duket se kanë ndodhur disa ndryshime. Ai i ka propozuar këngëtares për martesë për herë të dytë gjatë pushimeve në Dubai dhe duket se shumë shpejt do të kemi përsëri dasëm.
Përveç kësaj Rezarta Shkurta siç të gjithë ne e njohim, nga sot mban vetëm mbiemrin Hoxha. Këtë ajo e ka vendosur edhe në Instagramin e saj dhe mendohet që kjo është një kërkesë nga bashkëshorti i saj!
