Riza Kocaoglu është një emër i njohur për publikun shqiptar duke qenë se serialet ku ai ka marrë pjesë janë transmetuar edhe në vendin tonë. 39 vjeçari nga Izmiri është lakuar sot në shtypin turk për shkak të ndarjes së tij nga Zeynep Bastik, aktore dhe këngëtare.
Çifti u shfaq për herë të parë në krahët e njëri-tjetrit në ditëlindjen e aktorit të njohur Burak Deniz. Gjithashtu, në fund të marsit ata festuan 39 vjetorin e Kocaoglu. Megjithatë, duket se historia mes tyre është mbyllur me kaq pasi dy aktorët janë ndarë. Përflihet për një tradhti por asgjë nuk është e sigurt. Riza dhe Zeynep kanë ndaluar gjithashtu së ndjekuri njëri-tjetrin në rrjetet sociale.