Duket se Katy Perry dhe Orlando Bloom, këtë herë nuk duan të presin më. Sipas burimeve pranë tyre, propozimi për martesë mund të ndodhë shumë më shpejt nga ç’prisnim. “Orlando nuk ka ende një unazë, por bisedat rreth të ardhmes nuk kanë mugnuar. Të gjithë dot ë ishim të emocionuar nëse ata do të fejoheshin. Katy është e mrekullueshme,” janë shprehur miqtë e Orlandos.
Këngëtarja dhe aktori kanë një histori 2 vjeçare bashkë, pavarësisht se herë pas here janë shkëputur nga njëri-tjetri. Rikthimi i tyre u bë zyrtar vetëm pak ditë më parë, kur vendosën të shfaqeshin së bashku në tapetin e kuq të një eventi.Këtë herë duket se të dy janë tejet të përkushtuar për t’i bërë gjërat të funksionojnë dhe t’i kalojnë në një stad më serioz.