Duket se familja mbretërore do të zhvillojë shumë shpejt një tjetër dasmë. Ende pa u ezauruar diskutimet rreth dasmës së Princ Harry dhe Meghan Markle, oborri mbretëror ka zbuluar se pas 4 muajsh do të organizohet dasma e Princeshës Eugenie, kushurira e Princ Harry-t.
28 vjeçarja ka marrë propozimin nga partneri i saj në fillim të muajit janar dhe vetëm javën e kaluar ajo e tregoi publikisht unazën e saj të fejesës.