Vëllai i aktorit të njohur Kadir Dogulu është martuar këtë fundjavë. Ai ka kurorëzuar dashurinë e tij disa vjeçare me Nazli Emir.
Ceremonia e tyre ishte e vogël dhe në të ishin të ftuar vetëm miqtë më të afërt dhe familjarët.
Edhe pse e gjithë vëmendja ishte tek të sapomartuarit, nuk mund të mohojmë se jemi kuriozë për aktoren e njohur të serialit “Dashuri e pafund”. Neslihan mbante veshur një fustan të qëndisur ngjyrë pjepri.