Një tjetër çift turk nuk harron të urojë publikisht për Shën Valentinin

Showbiz

imanemurat

Të gjithë të dashuruarit festojnë sot Ditën e Shën Valentinit e kjo ka bërë që rrjetet sociale të mbushen plot me foto dhuratash e dedikimesh. Pas Shën Valentinit të Amine Gulse dhe Mesut Ozil (shih këtu), një tjetër çift turk nuk ka harruar të tregojë publikisht dashurinë e tyre. Bëhet fjalë për Murat Yldirim dhe Imane Elbani. Aktori i “Mbretëresha e natës” ka ndarë këtë foto me bashkëshorten e tij ku shkruan: “Të dua në çdo moment. Gëzuar Shën Valentinin dashuria e jetës time”.

A post shared by Murat Yıldırım (@mrtyldrm) on

Edhe Imane Elbani ka ndarë një foto, në përshkrimin e së cilës shkruan:
“Bashkëshorti im është një nga bekimet e mia më të mëdha. Dashuria e tij është një dhuratë që unë e marr çdo ditë. Murat, pa ty ndihem e humbur, ti je busulla dhe harta ime. Do doja të shpjegoja sytë e tua dhe fluturat në stomakun tim kur dëgjoj zërin tënd. Ti më bën të buzëqesh dhe zemrën time të rrah më fortë. Me ty jam e plotësuar. Gëzuar Shën Valentin. Të dua”.