Një tjetër bashkëpunim i suksesshëm për Can Yaman në Itali

Showbiz

Can Yaman, aktori i njohur turk të cilin e keni ndjekur në serialin “Mësime Dashurie”, ka lajme të mira për të gjithë  fansat dhe ndjekësit e tij. Ai ka njoftuar fansat për një bashkëpunim të ri të suksesshëm në Itali.

Can Yaman  ka lidhur sërish një kontratë me një nga gjigandët e prodhimit të filmave në Itali. Ai do të ketë rolin kryesor së bashku me Francesca Chillemi në projektin më të ri televiziv “Violet Like the Sea”, prodhuar nga Matilde dhe Luca Bernabei’s Lux Vide së bashku me RTI, e cila do të xhirohet në Romë dhe Palermo në fund të shtatorit.

Seriali “Violet Like the Sea” është bazuar në historinë e romanit “Conosci l’estate?” nga shkrimtarja Simona Tanzini. Ky serial intrigues do të sjellë një ndërthurje midis elementëve komike dhe misteriozë.

Më vonë punë të tjera e presin Can Yaman. Ai do të marrë pjesë në xhirimet e serialit “Sandokan” në versionin e ri modern duke filluar nga shkurti i vitit 2022. Can Yaman do të performojë në 2 gjuhë, angleze dhe italiane për episodet e reja të serialit.