Nuk është vetëm Ozcan Deniz në pritje të fëmijës së tij të parë.
Edhe Kivanc Tatlitug do të bëhet së shpejti baba. Bashkëshortja e tij Basak Dizer siç raportohet në media është 2.5 muajshe shtatzënë dhe çifti është në pritje të fëmijës së parë pas 1 viti martese. Ata e ka mbajtur sekret këtë lajm deri më tani pasi donin që të ishin sa më të qetë dhe që shtatzënia e stilistes të shkonte sa më mbarë. Me siguri ardhja në jetë e femijës sëaktorit simpatik Kivanc Tatlitug do të pushtojë faqet e lajmeve roze, por deri atëherë do të jemi duke vëzhguar paraqitjen e Basak dhe përgatitjet e Kivanc.