Një status i Kledi Kadiut i kthen italianët kundër tij

Showbiz

bala e1467628152563 780x439

Balerini i famshëm me origjinë shqiptare që po korr sukses në Itali, Kledi Kadiu, ka vendosur të shpërndajë në profilin e tij në Facebook një status që ka nisur të ngjallë jo pak debat mes komentuesve të tij.

“10 italianë janë masakruar nga ISIS ndërkohë që italianët vazhdojnë qajnë për penalltitë e humbura…”, – ka shkruar Kledi Kadiu.

Shumica prej komentuesve e kanë aprovuar mendimin e Kledit, ndërkohë që ka edhe nga ata që i kujtojnë faktin se është pikërisht Italia dhe italianët ata që mbështetën prej fillimit dhe po vazhdojnë ta ushqejnë, ndaj balerini nuk duhet të shprehet në atë formë. Vetë Kledi është siguruar t’u kthejë përgjigje disa prej komenteve duke mos ofenduar në asnjë çast edhe ata që kanë preferuar të shprehen të ashpër kundrejt tij.

bala 2