E përfolur shumë herë nëpër portale online për lidhjen e saj me reperin Escobar Beatrix sapo i hodhi poshtë të gjitha zërat që qarkullonin për të. Në një postim në insta-story këngëtarja ka postuar një artikull në të cilin shkruhet “Disa arsye përse nuk ju nevojitet një i dashur dhe pse dashuria për veten është më e rëndësishme.”
Ajo madje ka rrethuar me të kuqe për t’a vënë në dukje edhe fjalën dashuri për veten. Me ketë Beatrix sapo hodhi poshtë zërat por edhe i tregoi publikut se dashuria për veten është e vetmja gjë që i duhet në këto momente.