Rihanna është një nga këngëtaret më të pëlqyera të momentin por sigurisht pas suksesit të saj fshihet një ekip i tërë i cili punon çdo ditë për këngëtaren. Së fundmi, ajo i shpërblyer të gjithë me një udhëtim në Puerto Villarta në Meksikë.
Këngëtarja i ka shoqëruar ata dhe nuk i ka shpëtuar aparatit të paparacëve. Ata e kanë fotografuar të veshur me një palë bikini që tregonin se format e saj nuk ishin më ato të mëparshmet, pasi kishte shtuar disa kilogramë.
Së fundmi, Rihanna u shfaq në festivalin Coachella ku kishte zgjedhur të fshinte identitetin e saj, por gjithsesi kishte gjetur një mënyrë si të shkëlqente.