Një romantik si Berker Güven!/ Deklaratë dashurie nga aktori

Showbiz

Berker Gyven, aktori i cili i jep jetë Somerit, personazhit kryesor në serialin “Motrat”, që jeni duke e ndjekur aktualisht në Tring, në dy kanale TV series në orën 20:00 dhe 3 Plus në orën 21:00, së fundmi ka tërhequr vëmendjen  duke u shfaqur gjithashtu romantik edhe në jetën reale. Aktori ka uruar të dashurën e tij, Nihal Jallçın për ditëlindjen e saj.

Ajo është 16 vjet më e madhe se ai, por mesa duket kjo nuk ka qenë kurrë një pengesë midis tyre. Gyven, postoi në rrjetet sociale një fotografi me të, duke e deklaruar me forcë dashurinë e tij për Jallçın. Aktori 28 vjeçar dhe e dashura e tij e cila sapo ka festuar 42 vjetorin, janë njohur dhe dashuruar me njëri-tjetrin para shumë vitesh, por vazhdimisht Gyven ka preferuar ta jetojë lidhjen e tij të dashurisë në hije dhe ti mbaj detajet e jetës private larg syve të publikut.

Fotografia e postuar prej tij së fundmi është nga të paktat që ai ka ndarë me publikun, ndërsa shoqërohej me dedikimin:”Dielli i zemrës sime, e veçanta ime, ëngjëlli im, ti je e vetmja! Gëzuar ditëlindjen Ninoja ime. U bëftë realitet gjithçka që dëshiron, e dashura ime e bukur“. Nuk do të ishte çudi që çelsi i lumturisë së tyre, të qëndrojë pikërisht tek arti i të shprehurit nga ana e  aktorit !