Një romancë e re për Hande Dogandemir? Ja si përgjigjet aktorja

Showbiz

Sipas pretendimeve të kohëve të fundit, Hande Dogandemir dhe aktori Furkan Palali u afruan shumë me njëri- tjetrin në dasmën e koleges së tyre Demet Ozdemir. Aktorja e famshme gjatë një interviste lidhur me këto pretendime  vetëm ka qeshur dhe nuk ka bërë asnjë koment. Më tej ajo për ta zhvendosur vëmendjen nga jeta private tek ajo profesionale, ka zbuluar se po përgatitet për fillimin e xhirimeve të projektit të ardhshëm për të cilin  bëri të ditur se do të jetë një film. Aktorja tregoi se së bashku me ekipin ndodhet në hapat e parë të provave dhe energjia mendore dhe fizike që kërkohet në këtë fazë është maksimale. Ndërsa nuk e ka fshehur se ndihet shumë e emocionuar për rolin e saj në këtë projekt, ajo shpjegoi arsyen duke thënë se ngjarjet të cilat bazohen te subjekti i tij, janë pjesë e jetës reale dhe sipas saj, historitë e jetuara, janë gjithmonë më emocionuese se ato të trilluarat. “Shpresoj shumë që me punën e palodhur të gjithë ekipit, ky film të shfaqet në kinema në janarin e vitit të ardhshëm”, njoftoi Dogandemir. Për aktoren e famshme, të cilën më herët e kemi ndjekur në Tring në disa seriale,  si  “Vajzat e Diellit”, “ Kur lind dielli” apo “Dashuria e jetës sime”, pjesmarrja në një film nuk shënon risi, edhe më herët ka interpretuar edhe në disa filma.