Prej disa ditësh po flitet se dy nga emrat e njohur të serialeve, Dilan Çiçek Deniz dhe Mert Yazicioğlu janë përfshirë në fillimet e një romance. Dyshja e aktorëve , u fotografuan së bashku në një ambient të hapur pak ditë më parë, ndoshta duke shpresuar që vëmendja e fokusuar tek tërmeti dhe pasojat e tij nuk do të mund të zhvendosej tek ata.
Por megjithatë dyshja e aktorëve të famshëm, nuk kanë arritur t’i shpëtojnë vë,mendjes së paparacëve. Po qarkullojnë zëra se ata të dy u shfaqën dorpërdore pa qenë në dijeni se po vëzhgoheshin nga sytë kureshtar, e po ashtu ka edhe thashetheme se ata janë duke e njohur njëri-tjetrin më mirë prej disa muajsh.
Kujtojmë se të dy sapo kanë dalë nga lidhjet e tyre të dashurisë prej pak kohësh, Dilan Deniz nga ajo me drejtorin e reklamave Thor Saevarsson, me të cilin pritej dhe shpresohej të shkonin në martesë dhe Mert Yazicioğlu, i dalë nga një lidhje e gjatë dashurie me aktoren e famshme të brezit të ri Afra Saraçollu.
‘Singëll’ vetëm prej pak kohësh, duket se asnjëri prej të dyve, nuk e ka pranuar vetminë, ndërsa ditët në vazhdim do të na tregojnë nëse Deniz dhe Yazicioğlu mund të emërtohen apo jo një ‘çift’.